Veliaj uron Ramën

Ka përfunduar raundi i fundit i zgjedhjeve në Kosovë. Prishtina ka një kryetar të ri, të sapozgjedhur. Ai është arkitekti Përparim Rama.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, me një foto të të dyve bashkë, e ka uruar në Twitter duke shkruar:

“Urime nga zemra Përparim Rama për fitoren në Prishtinë. Mezi pres të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazërinë mes kryeqyteteve tona! Forca! Përgëzime Arben Vitia, Urani Ismaili, Daut Haradinaj për një fushatë kaq qytetare, për t`u marrë shembull nga të gjithë”.