Veliu e quan Kryeministër në largim Kurtin: S’kam tradhtuar as kur më kanë gjuajtur për të më vrarë

Ish- Ministri i Agim Veliu i cili u shkarkua dje i është përgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cil mbrëmë e quajti tradhtar dy herë kur foli për arsyet që çuan në shkarkimin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë se Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj, derisa ka thënë se ai dhe LDK’ja nuk kanë tradhtuar as kur i kanë gjuajtur për t’i vrarë.

Sipas Veliut, me shkarkimin e tij, Kurti provokoi prishjen e koalicionit me LDK-në për shkak se prishi raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore.

“Këtë e bëri sepse e kishte paralajmërimin e qartë të LDK-së se nuk do ta lejonte prishjen e raporteve të Kosovës me Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët natyrorë të saj. Dhe e kishte ditën e premte, si afatin e fundit për të reflektuar në këtë drejtim. Për ta hequr, menjëherë dhe pa kushte tarifën. Për tia hequr Amerikës barrën ndërkombëtare që shteti i sponsoruar prej saj nuk është i denjë për respektimin e rregullave të ekonomisë e demokracisë perëndimore”, ka shkruar Veliu. /Gazeta Express