Veliu nuk tregon nëse do ta mbështesë Osmanin si mandatare të LDK-së për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu nuk ka treguar nëse do ta mbështesë Vjosa Osmanin për mandatare të kësaj partie për kryeministre.

“Me Osmanin na bashkon LDK-ja”, ka thënë ai, raporton KTV.

Ai nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për mungesën në mbledhjen e së shtunës, duke thënë se ka të drejtë të mungojë edhe ai ndonjëherë.

Veliu e ka mohuar që mungesa e tij edhe Hazirit, ka pasur të bëjë me Vjosa Osmanin edhe mundësineë që ajo të jetë kandidatja për kryeministre.

Ai tutje ka shtuar se preferon që LDK të hyjë e vetme në garë.