Vëllai i Rexhep Selimit kërkon zgjedhje të reja: “U bam horë”

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës sapo ka reaguar edhe vëllai i ish deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, Ramadan Selimi.

Selimi ka kërkuar që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse siç ka shkruar ai “u bëmë horë, nuk mbahet shpia me zor”.

Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të shkonte në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozitë, Mimoza Kusari Lila të cilës ditëve të fundit i dolën audio-incizimet e bisedës që kishte pasur një vit me parë me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.