Vendlindja e pret Veselin si kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të premtën në mbrëmje ka vizituar vendlindjen e familjes së tij, fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Veseli ka thënë se u është mirënjohës banorëve të këtij fshati të cilët e kanë pritur me sloganin “Mirë se vjen kryeministër”.

“Pafundësisht mirënjohës për pritjen e motrave dhe vëllezërve të mi të Broboniqit, vendit ku familja ime ka rrënjët dhe ku gjithmonë kam gjetur mikpritjen më të ngrohtë shqiptare”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.