Vendos supremja: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me ankesën e Xhezide Selimit, komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Supremja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Selimit.

E njëjta do të detyrohet të paguajë dënimin prej 1 mijë eurove.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021”, thuhet në vendimin e gjykatës.