Vërshimet: Skënderaj shpall gjendje të jashtëzakonshme, nesër nuk zhvillohet mësimi

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Skënderaj.

Madje, nesër nuk do të zhvillohet as procesi mësimor.

Kjo, pas situatës së krijuar nga vërshimet.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

“Të dashur qytetarë,Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, shkruan Nura.

May be an image of 1 person and body of water