Veseli i shqetësuar me ngutinë e Kurtit për t’ia përmbushur kërkesat e Serbisë për taksën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se do ta heq tarifën dhe do ta zëvendësoj me reciprocitet në raport me Serbinë.

Veseli tha se është i shqetësuar për këtë duke e e quajtur nguti të tepruar.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”.

“Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar Veseli.