Thaçi nesër në “Forumin e Bratisllavës” e jo në takim me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në “Bratislava Forum” të GlobSec, Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në komunikatë.

Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.