Veseli nga Krusha: Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte sonte në Krushë në nderim të 20 vjetorit vrasjeve të shumë qytetarëve shqiptarë nga forcat serbe gjatë luftës.

Ai ka bërë thirrje për ndëshkimin e kriminelëve serbë, duke thënë se çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare.

“Në ditën e të pagjeturve sonte qëndrova në Krushë, në këtë fshat martir të Kosovës. Për pak javë ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit, por plagët e luftës ende janë të gjalla në zemrat dhe mendjet tona. Ekzekutuesit e këtyre masakrave duhet të ndëshkohen. Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa e vërteta dhe drejtësia për të pagjeturit tanë të vihen në vend”, shkruan Veseli në Facebook.