Veseli: PDK është në opozitë, nuk pranon oferta nga këta që po shkojnë e as nga ata që do të vijnë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se partia që ai drejton është në opozitë dhe nuk pranon oferta për krijimin e një koalicioni qeverisës.

“PDK është opozitë dhe as nuk pranon ftesa nga kta që kanë shkuar e as nga këta që do të vijnë. Do të presim kushtet dhe rrethat kur në Kosovë do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme. Situata me krizë është një situatë e pazakontë për Kosovën, e pazakontë edhe për faktin se është shkaktuar nga vetë ata që është dashur të qeverisin. Qeveria në largim me vetëhapat që ka ndërmarrë e ka blloku vetën dhe Kosovën. Të gjitha masat që i ka marrë qeveria ose kanë shkelje ligjore që po bëhen cdo ditë, përvec aty Kushtetuese, ka edhe shkelje tjera. Shkarkimet janë të paligjshme. Për fat të keq nga ky verbim i brendshëm, Kosova është dëmtuar me jashtë, me SHBA-në. Nuk është mencuri të krijohet polaritet i tillë kur Kosova ka kaq shumë nevojë për partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli në takimin e thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaci.

Më tej, Veseli ka shtuar se aspekti më i rëndë për Kosovën është situata në veri.

“Kjo qeveri vendimet e Serbisë i bën vendime të veta. Pastaj ku ka trup më të madh që Kosova pranoi 1 mijë teste nga Serbia. Ne jemi të gatshëm të marrim cdo përgjegjësi për qytetarët, për ata në veri e ata në jug, sepse Kosova është një. Jemi konfrontuar nga konflikti i brendshëm ndërsa jemi duke e dëmtuar Kosovën. Ju president e keni mandatin kushtetues deri në sekondin kur e mbani si mandat, është obligim i juaji të jeni gardian i Kushtetutës dhe kjo nuk është cështje e vullnetit politik”, ka përfunduar ai.