Rahoveci shpall të hënën ditë zie, pas aksidentit të sotëm ku humbën jetën tre persona

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident tragjik në Komunën e Rahovecit, në të cilin kanë humbur jetën tre persona.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, e ka shpallur ditën e hënë si ditë zie.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë qytetatëve të Komunës së Rahovecit.

“Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, ka thënë Latifi, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook”, ka shkruar Latifi.