Vetura copë-copë, vdes 35-vjeçari në aksidentin në Çagllavicë

Në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë. Si pasojë ka humbur jetën një burrë 35 vjeçar.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.