Veterani i ftuar nga Specialja vret dhelprën zullumqare (foto)

Safet Syla është nga Shtimja. Është veteran i UÇK-së dhe para pak kohësh është ftuar nga Gjykata Speciale për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, përcjell Fokusi.info.

Para dy ditësh ai ka postuar një shkrim të përcjellur më fotografi ku njofton se e ka vra një dhelpër sepse ajo po ia vriste pëllumbat, të cilët i ka pasion.

Me qëllim apo pa të, ai ka bërë një analogji me situatën në të cilën ndodhet ai dhe bashkëluftëtarët e tij. Ky vërtetë ka vra një kafshë, por ajo ishte zullumqare sepse po i vriste pëllumbat e pafajshëm./Fokusi.info/