Vetëvendosja i shkel rregullat zgjedhore, shpërndanë postere dhe mbanë fushatë në shkolla!

Lëvizja “Vetëvendosje” është subjekti politik,  i cili po shkel rregullat zgjedhore.

Partia e Albin Kurtit ka nisur të shpërndajë letra dhe postere nëpër hyrje të banesave, e që kjo nuk përkon me rregullat zgjedhore.

Në një foto të siguruar nga “Indeksonline” shihet thirrja e LVV-së për një tubim.

Madje, ky tubim është bërë i ditur se do të mbahet në një shkollë të Fushë Kosovës.

“Tubimi mobilizues në Bresje. Flasin: Albana Gashi, Liburn Aliu dhe Avni Zogiani.

Kjo para fushatë pritet të mbahet nesër (20 shtator) në ora 19:00 më Shkollën Fillore e Mesme e ulët “Daut Bogujevci”.