Vetëvendosje thërret konferencë për media para nisjes së takimeve në Uashington

Vetëvendosje do të mbajë një konferencë për media para nisjes së takimeve në Uashington mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra për media e këtij subjekti.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00.

Ndërkaq, nuk dihet se cila do të jetë tema për të cilën do të flitet në këtë konferencë.