Vetëvritet një person në Ferizaj

Një person ka kryer vetëvrasje mbrëmë në fshatin Pojatë të Ferizajt.

Policia bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”.