Vetura bie në lum, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren, dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën e transitit në Prizren, ku një veturë ka rënë në lum.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq të njëjtit kanë thënë se dyshohet se të paktën dy persona janë lënduar.