Zyrtare: KF Vushtrria ndahet me trajnerin Bekim Shotani

Nuk është dashur të kalojnë më shumë se tri javë për të pasur shkarkimin e parë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e rikthyer në elitë, KF Vushtrria i ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani.

Klubi bardhekaltër nëpërmjet një komunikate shkruan se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shotani.

Gjithsesi KF Vushtrria e ka falënderuar Shotanin për kontributin e madh të dhënë në klub.

“Ju njoftojmë se pas mbledhjes së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Në tri ndeshjet e para në Superligë, Vushtrria ka grumbulluar vetëm një pikë.