Vetura godet 4 vjeçarin në Prizren

Një 4-vjeçar është goditur nga një veturë ditën e djeshme në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 4-vjeçar i komunitetit boshnjak gjatë ditës së djeshme është goditur nga një veturë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.