Vetura që u përfshi dje nga zjarri ishte e këngëtares së njohur kosovare

Gjatë ditës së djeshme një veturë u përfshi nga zjarri në Prishtinë. Fatmirësisht zjarrin arritën ta shuanin menjëherë zjarrfikësit dhe nuk pati persona të lënduar.

Vetura në fjalë rastisi të ishte e këngëtares së njohur kosovare, Ana Kabashi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram.

“Mirë jemi, gjallë jemi pa asnjë pasojë! Na pastë marrë të ligat! Po du me i falënderu dy djemtë që s’jau di as emrat tash, të cilët na kanë lajmëru që po na kallet kerri duke bërtit dilni prej kerrit. Po ashtu edhe kalimtarët e tjerë që u munduan me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policinë e Kosovës, Zjarrfiksat dhe Ndihmën e Shpejt, që erdhën shumë shpejt dhe u kujdesën për sigurinë tonë dhe të gjithëve që ishin aty afër! Faleminderit Zotit që jemi mirë!”, ka shkruar artistja në Instagram.

Që nuk ka pasur persona të lënduar e ka konfirmuar dje zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Eqrem Çabej ne Prishtinë, ku është djegur një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Teksa ka treguar se me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.