Vezaj që u godit për vdekje nga vetëtima, ishte ushtar i UÇK-së

Rexhep Vezaj, humbi jetën dje tragjikisht pasi u godit nga rrufeja kur po bënte punët e shtëpisë me traktor.

Fqinjët e viktimës i ofruan atij ndihmën e parë, derisa më pas u dërgua në spital, megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai humbi jetën.

Vezaj ishte ushtar i UÇK-së dhe ish-bashkëluftëtarët e kanë kujtuar atë me fjalët më të mira.

Me urdhër të Prokurorit rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

Ndërkaq, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset sot, më 03.06.2022, në kohën e “ikindisë”./Indeksonline/