VIDEO/ Çfarë po ndodh me Johnson? Bllokohet teksa fliste në konferencë, njerëzit alarmohen për shëndetin e tij

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka ngecur për më shumë se 20 sekonda në të shprehur përderisa po mbante një fjalim para disa udhëheqësve të bizneseve. Pas dyshimeve për shëndetin e tij, qeveria britanike doli me një reagim.

Qeveria tha se Johsnon është fizikisht mirë dhe ka zotërim të plotë të detyrës. Reagimi i qeverisë erdhi pas një fjalimi me probleme në të shprehur të kryeministrit të hënën, me ç’rast ai e ndërpreu fjalimin dhe nuk e vazhdoi për rreth 20 sekonda.

Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se personat që e dëgjuan fjalimin e kryeministrit para Konfederatës së Industrisë Britanike ishin të magjepsur me të, duke shtuar se ministrat e kabinetit kanë mundur të flasin lirisht, nëse kanë pasur ndonjë shqetësim.

Sidoqoftë, Johnson shihet duke u ndier në siklet përderisa e ndërpret fjalën dhe thotë tri herë “më falni” e i shfleton letrat që i kishte mbi foltore, shkruan The Guardian.