Temperaturat e larta në Zvicër, shkaktojnë edhe shqetësime mjedisore

Rekorde të reja të temperaturës po vendosen, në ditët kur moti i nxehtë po vazhdon.

Qyteti i Sionit në Kantonin Valais arriti dje në 36.6. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2014.

Rekordet për këtë muaj mbajnë, Fribourg, Bern, Payerne dhe Neuchatel.

Temperatura më e lartë brenda natës u caktua të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes në Vevey.

Temperaturat e larta po shkaktojnë shqetësime mjedisore, përcjell albinfo.ch.

Zonat më të prekura janë Chiasso në Ticino dhe Yverdon në Vaud.