Video | Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se janë vrarë dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Burime nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se janë vrarë dy persona, por ende ky informacion nuk është zyrtar.

Pamje që shihni janë nga vendi i ngjarjes. Deri tani mësohet se një mjet është qëlluar me breshëri në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al