“Lufta po kthehet në Rusi”, Zelensky pas sulmit me dronë në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta po vjen në Rusi pas një sulmi me dron në kryeqytetin Moskë.

Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë” i luftës midis dy vendeve.