VIDEO/ Shpëtoi vajzën që tentoi të hidhej nga ndërtesa! Flet heroi shqiptar: Ishin 2-3 sekonda fatale

Një polic shqiptar ishte heroi i ditës në Maqedoninë e Veriut për shkak se shpëtoi një vajzë që tentoi të vetëvritej.

Bëhet fjalë për Agron Zenunin nga Kumanova, ndërsa pamjet e ndërhyrjes së tij u bënë virale në rrjetet sociale. Në momentin kur vajza tentoi të hidhej nga tarraca e një ndërtesë të vjetër, ishte efektivi shqiptar që ndërhyri me shpejtësi duke arritur që ta kapë për krahu dhe ta shpëtojë.

Fillimisht kam qenë rreth punës kanë lajmëruar kolegët që një vajzë do të bëjë vetëvrasje. Unë isha më afër, tek vendi i ngjarjes siç shihet, kam arritur unë i pari. Momentin kur arrij ajo tenton me u hedhur dhe e kap për 2-3 sekonda, sikur të mos e kisha kapur do të kishte rënë. Por pastaj në kohë shumë të shpejtë, vijnë dhe dy kolegë të mi dhe me ndihmën e tyre ia arrijmë ta ngjisim prapë lart”, tha Agron Zenuni për “Abc news”.

“Ajo tentoi dhe me m’u larguar nga duart, më thoshte lëshomë, dua të mbys veten por ndërgjegjia nuk më linte. Më shumë është guxim sesa frikë. Në atë moment kam qenë i gatshëm dhe me jetë me mos me e lanë me u hedhur prej lart. Nëse do të hidhej vdekja do të ishte e sigurt. Ka tentuar me u shkëputur prej dore por zoti ka dashur dhe e kemi shpëtuar”, tregoi ndër të tjera shqiptari.