Viktima nga Podujeva që vdiq nga COVID-19, ishte pjesë e UÇK-së

Ka vdekur një tjetër person, si pasojë e infektimit me Covid-19, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.

Ndërkohë, ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka treguar se i ndjeri ishte pjesë e UÇK-së.

“Luftëtari i UÇK-Sheqë Dushkolli,modeli i luftëtarit të madhë UÇK-së, baca ishte frymzues për luftëtarët e lirisë që ishin ne vijat e frontit, ishte i angazhuar me gjithë familjen në luftë kundër armikut.
Ti meriton Parajsën ,shpirti yt pastë dritë!
Nderime bashkëluftarësh!??”, shkruan Mustafa. /Fokusi.info/