Vitia: Hapja e ekonomisë do të bëhet në tri faza, nga 4 maji qytetarëve u zgjatet orari i lëvizjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar për masat e reja për parandalimin e pandemisë , pas datës 4 maj.

Ai tha se hapja e ekonomisë do të bëhet në tri faza.

“Hapjen e ekonomisë ta bëjmë në tri faza. E para e të bëhet në tri faza, do të zgjerohet edhe lëvizja e qytetarëve. Ndërtimtaria, dhe patundshmëria, tregtia me pakicë, zyrat e konsulencës dhe disa të tjera. Faza e dytë planifikohet me 18 maj deri me 1 qershor”.

Sa i përket lëvizjes së qytetarëve, ministri bëri të ditur se tashmë do të zgjatet orari i lëvizjes nga 1:30 minuta sa ishte më parë, në 3 orë, dy herë në ditë, paradite dhe pasdite.

“Do të zgjedhohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 orar në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite”, tha Vitia.

Kalimi nga faza e parë në të dytën, ose rikthimi eventual nga faza e dytë në të parën do të bëhet varësisht nga situata me koronavirus.