Vitia: Nga 170 persona të vdekur këtë javë, 149 ishin të pavaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka folur për gjendjen me Covid 19 në Kosovë.

Ai ka treguar se deri më tani janë 900 mijë vaksina të administruara.

“Janë administruar gati 900 mijë vaksina anti Covid 19. 300 mijë qytetarë kanë marr dy doza. Kemi së paku 600 mijë qytetarë që kanë marr së paku 1 dozë”

“Nga data 12 shtator do të kemi vaksinimi edhe të dielave. Presim që të kemi edhe më shumë të vaksinuar në shtator.”

“Shkalla mesatare e pozitivitetit këtë javë ka qenë 13.63 përqind. Nga 1200 të hospitalizuar rreth 91 përqind kanë qenë të konfirmuar me Covid 19. Për atyre që janë hospitalizuar këtë javë, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar.”

“Nga numri total i 170 të vdekurve këtë javë 149 persona të vdekur këtë javë kanë qenë të pavaksinuar”, u shprehë Vitia.