Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me një pjesë të stafit udhëheqës, ka vazhduar takimet e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Në kuadër të kësaj vizite janë realizuar takime të nivelit të lartë me zyrtarë nga institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA siç janë Byroja Kundër Terrorizmit, Agjencioni për Siguri të Diplomatëve – Diplomat Security, Agjencioni kundër Narkotikëve DEA, CT Bureau, Byroja Kundër Terrorizmit, takim me z. Nathan Sales dhe Alina Romanowski, gjithashtu vizitë në Qendrën për Ekzaminim të Terrorizmit – Terrorist Screening Center, Byronë Federale të Hetimeve, Akademinë e FBI, dhe Akademinë e DEA. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të angazhimeve bilaterale dhe në nivel global, për prandalim dhe luftimin e krimit në përgjithësi. E në veqanti është diskutuar për luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar si dhe kërcënimeve për rendin dhe sigurinë në përgjithësi.

Ndërsa më datë 11.06.2019 Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i Byros Kundër Terrorizmit në State Departamentin e SHBA-së – CT Bureau. Në këtë takim mikpritësit falënderuan Delegacionin Kosovar për angazhimin e Policisë së Kosovës në këtë fushë, e në veqanti është vlerësuar lartë partneriteti i institucioneve të Kosovës sidomos ai i Policisë së Kosovës me këtë institucion. Gjithashtu është vlerësuar lartë angazhimi për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Poashtu puna që është bërë në kthimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë qenë në zonat e luftës, ndjekja dhe hetimi i rasteve të tilla si dhe procesi i riintegrimit të tyre në Kosovë. Ishte qëndrim i përbashkët, se ky angazhim dhe përkushtim do të vazhdojë edhe më tutje në kuadër të përpjekjeve bilaterale dhe angazhimit global. Vizita ka vazhduar në kuadër të institucionit Siguria Diplomatike – Diplomat Security, ku delegacioni i PK-së është pritur nga udhëheqësja e këtij institucioni. Edhe në këtë takim është shprehur falënderimi i lartë për Policnë e Kosovës dhe bashkëpunimin me këtë institucion. Gjatë këtij takimi janë shpalosur edhe idetë për avancim të bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve, sidomos trajnimeve për Policinë e Kosovës në këtë fushë.

Delegacioni i PK-së ka realizuar një vizitë në selinë qëndrore të Agjencionit Kundër Narkotikëve në SHBA- DEA. Në këto takime është diskutuar për trendet dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë, sikundër edhe bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të dy agjencioneve. Janë disktuar kërcënimet dhe rreziqet globale nga trafikimi i narkotikëve si dhe qasja bilaterale në këtë fushë. Gjithashtu në këto takime është vlerësuar lartë performanca e PK-së, mbështetja dhe përkrahja e DEA-së për Policinë e Kosovës. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe mënyra e deritanishme e bashkëpunimit në fushën e prandalimit dhe luftimit të krimit me narkotik , shkëmbimi i informacioneve dhe ekspertizës në këtë fushë. Janë diskutuar edhe modalitetet e bashkëpunimit më konkret në të ardhem në mes të PK-së dhe DEA-s.

Në vazhdën e takimeve Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në selinë e Qendrës për Ekzaminim të Terroizmit, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni. Në këtë takim u theksua se dy institucionet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën përkatëse. U disktutuan mundësitë dhe kapcitetet reciproke për shkëmbim të informacioneve në kuadër të bashkëpunimit reciprok. Policia e Kosovës vlerësohet si njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të këtij institucioni, e që do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.
Delegacioni Kosovar realizoi vizitë edhe në Selinë Qendrore të Byros Federale të Hetimeve FBI. Me këtë rast Delegacioni Kosovar është pritur nga stafi udhëheqës i këtij instiutcioni. Në këto takime është vlerësuar lartë bashkëpunimi reciprok në luftën kundër kriminalitetit dhe përkushtimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe avancim të këtij bashkëpunimi. Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj FBI-së për përkrahjen në ndërtimin e kapacitetve të PK-së në aspektin e Burimve Njerëzore por edhe në fushën e paisjeve teknike dhe tekonologjike. Poashtu janë diskutuar format e bashkëpunimit në fushën e krimit trans-kufitar, krimit të organizuar, terrorizmit e në veqanti krimit kibernetik.

Delegacioni Kosovar mori pjesë edhe në ceremonië e diplomimit në National Defence University. Në këtë gjeneratë është diplomuar një zyrtarë i PK-së Nënkolonel Luan Keka Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrroizimit, në programin e Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë. Policia e Kosovës është falënderuese ndaj këtij universiteti prestigjioz për përkrahjen e ndëtimit të kapaciteve të Burimeve Njerëzore në Fushën e Sigurisë.
Gjithashtu Delegacioni Kosovar realizoi një vizitë në Akademitë e Trajnimit të dy institucioneve prestigjioze në fushën e zbatimit të ligjit, në Akademinë e FBI-it dhe DEA-s. Në këto vizita Delegacioni Kosovar është pritur nga drejtorët dhe stafi udhëheqës i këtyre dy institcioneve. Në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Qalaj i falënderoi këto dy isntitucione për përkrahjen e madhe për PK-në në fushën e trajnimit dhe aftësimit profesional. Gjithashtu është diskutuar për programet e reja dhe mundësit tjera për rritje të kësaj mbështetjeje. Mbetet në vazhdim të konkretizimit të këtyre ideve që Policia e Kosovës të ketë mundësi shtesë për pjesmarrje në programet e trajnimit dhe studimit të këtyre instiutcioneve prestigjioze, njofton policia e Kosovës.