Vjedhje e rëndë në Podujevë, hajnat kapen në flagrancë nga policia

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollimit të veturës te tre persona të dyshuar janë gjetur disa mjete pune të vjedhura, teksa Policia s’ka treguar se për çfarë mjetesh bëhet fjalë.

Gjatë intervistimit, njëri nga tre të dyshuarit e ka pranuar se mjetet janë vjedhur.

“Podujevë 04.08.2019-00:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit në veturë, u janë gjetur disa mjete pune që dyshohet se janë vjedhur. Gjate intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se mjetet i kanë vjedhur. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Ndërsa, Policia këtë rast e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.