Vjosa Osmani assesi të rehatohet me deputetët e LDK-së, tani ‘kapet’ me Arben Gashin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka vazhduar replikat e ashpra me deputetët e partisë së saj, LDK-së. Fillimisht përplasja e saj ishte me Kujtim Shalën e më pas kaloi me Arben Gashin.

Gjithçka nisi kur Osmani e komentoi deklaratën e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stubllës, gjë që shkaktoi reagimin e Shalës e më pas edhe të Gashit, transmeton lajmi.net.

Gashi tha se kryesuesi i seancës duhet t’i përmbahet rregullores dhe të merr fjalën si deputete, por jo të ia ndaloj ministres fjalën dhe të jep komentin e saj.

“Të mos komentohet, të mos shkohet me tej. Jo komentim të qëndrimeve të ministres apo dikujt tjetër. Jo ndërhyrje në fjalë dhe procedurë. Të jemi të qartë, se nuk mundet me tejkalu askush rregulloren.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osamnit, e cila me tone të ashpra duke kërkuar të mos e ngrisin zërin deputetët e partisë së saj, ka thënë se ajo e njeh rregulloren dhe ka replikuar ministren, por që ajo nuk ka folur më.

“E para nuk ka asnjë dispozitë në rregulloren e kuvendit që kryetares së kuvendit t’ia ndalini fjalën si deputete dhe shfrytëzova të drejtën time mbi rregulloren. Kjo ishte kundër replikë. Mos e ngrit zërin.”