Vjosa Osmani bojkoton mbledhjen e LDK’së ku do të vendoset për kandidatin për Kryeministër

Vjosa Osmani ka bojkotuar mbledhjen e LDK’së ku do të vendoset për kandidatin për Kryeministër.

Gati një orë i ka që ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK’së, ku do të vendoset për emrin që kjo parti do të propozojë për kryeministër.

Deri më tani, në selinë qendrore të partisë, ku po mbahet mbledhja janë parë duke hyrë të gjithë fytyrat kyce të LDK’së.

Megjithatë, në takim ende nuk ka shkuar nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani.

Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.

Isa Mustafa ka refuzuar që të jetë mandatar për kryeministër.

Ambicie për të marrë këtë post ka shprehur dje edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri.

Në një përgjigje, Haziri tha se ka disa kushte nëse partia ia kërkon që të jetë kryeministër.

Gjithashtu, janë përmendur edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Avdullah Hotit dhe Kujtim Shalës.