Vjosa Osmani kopjon fushatën e Kadri Veselit

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimet me qytetarë. Deri më tani nuk është parë të ketë prezantuar ndonjë program të saj apo agjendë që e dallon nga kandidatët e tjerë.

Çfarë bie në sy është se ajo ka nisur ta përcjellë fushatën e kandidatit të PDK-së, për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit.

Vjosa Osmani po flet për temat e njejta me të cilat Veseli nisi fushatën javë më parë. Ajo po flet për luftë kundër korrupsionit, një kauzë që në çdo takim e çdo postim Veseli e permend.

Madje edhe kandidatët tjerë, Haradinaj e Kurti kanë ndjekur agjenden e Veselit, duke folur edhe ata për kauzën e kandidatit të PDK-së.

Përveç kësaj, kandidatja e LDK-së tash ka nisur të flasë edhe për listat e pastërta për deputetë. Sot ajo tha se LDK do të ketë listë për deputetë pa njerëz me aktakuza, shkruan Periskopi.

Vlenë të theksohet se vetëm në kryesinë e kësj partie janë emëruar si anetarë dy zyrtarë me aktakuza, ish deputeti Naser Osmani dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Një tjetër temë që Kadri Veseli po e flet tash e sa javë është edhe ikja e të rinjve nga Kosova dhe përpjekjet për të ndalë atë përmes krijimit të mundësive më të mëdha. Këtë diskurs tash ka nisur ta kopjojë edhe Osmani duke thënë se do të punojë që të rinjtë të mos ikin.