Vjosa Osmani vazhdon ta injorojë UÇK-në dhe luftën për liri

Kandidatja për kryeminstre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, sot ka publikuar një spot promovues ku ka përmbledhur gjithë historinë 30- vjeçare të Kosovës.

Ajo që bie në sy është injorimi që i është bërë luftës së UÇK-së dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve të rënë në luftën për lirinë e Kosovës.

Në spotin e saj rreth dy minuta ku përshkruhet historia e re e Kosovës, ajo nuk ka gjetur vend as një sekondë të vetëm për të shfaqur emblemën e UÇK-së dhe luftën heroike të komandantit të saj Adem Jashari, i cili sakrifikoi tërë familjen e tij për lirinë e Kosovës.

Në këtë spot shfaqen vetëm protestat e dikurshme dhe refugjatët e luftës, por jo edhe lufta e UÇK-së dhe as familja Adem dhe Hamëz Jasharit, varreve të të cilëve jo më larg se dje znj.Osmani u bëri vizitë në fushatën zgjedhore… Fokus i saj janë fjalimet e ish-presidenitit Ibrahim Rugova, duke kërkuar liri dhe pavarësi dhe aktivitet e popullit tone, duke mësuar nën okupimin serb.

Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka injoruar luftën tonë për liri, duke thënë se ne luftën e kemi fituar vetëm me mençuri dhe miqtë ndërkombëtarë, për të cilën gjë edhe është kritikuar në opinionin publik.

Duhet t’ia rikujtojmë zonjës Osmani se në luftën për lirinë e Kosovës kanë marrë pjesë edhe shumë komandantë të njohur të UÇK-së, të cilët sot i ka në listën për deputetë të LDK-së ndërsa shumë prej tyre kanë rënë dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për të cilën ajo thotë se e kemi fituar me mençuri.