Vladimir Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë, mesazhi që i dërgoi

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Urimi për Bajram Begajn nga Putini u bë i njohur nga faqja zyrtare e ambasadës ruse ne Shqipëri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“President i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjet e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uron shëndet dhe sukses në detyrën e tij më të lartë të shtetit”, shkruan ambasada ruse në Facebook.