Von Cramon: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore të situatës.

” ‘Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve”, shkroi ajo në një postim në Twitter, pas një deklarate nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë të Komitetit thuhet se “eurodeputetët shprehin shqetësim të thellë për sigurinë e të gjithë qytetarëve, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës”.