Votimi i Kurtit në Shqipëri, Behramaj publikon shpenzimet

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka publikuar shpenzimet e kryeministrit, Albin Kurti, gjatë udhëtimit të tij për të votuar në Shqipëri.

Behramaj ka thënë se kryeministri Kurti shkuarja për të votuar në Shqipëri i ka kushtuar afro 4000 mijë euro buxhetit të shtetit, shkruan Periskopi.

“Qe shpenzimet e Kurtit nga taksat tona për një votë të tij për Bojken Abazin.
5 xhipa nga 100 euro karburant, 500 euro. Së paku 10 policë të mbrojtjes së afërt nga 35 euro mëditje, 350 euro. Kurti dhe ekipi i tij, po ashtu, së paku 10 veta nga 35 euro mëditje, 350 euro. Ndërsa, një drekë për të gjithë këta shkon deri në 2 mijë euro!”, ka shkruar ai.

Sipas Behramajt, me këtë buxhet do të mund të bliheshin së paku 250 vaksina anti-Covid për qytetarët e Kosovës.

“Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.