Voton presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët e Kosovës, sot vendosin për kualitetin e jetës së tyre duke zgjedhur udhëheqësit komunal.

Ajo pas votimit në objektin e Fakultetit Teknik, ka bërë thirre që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, por duke respektuar masat anti -Covid.

Osmani në një deklarim  për medie ka uruar që procesi të shkojë mirë.