“Votuesi duhet të kuptojë se Isa s’o Vjosa, Luta s’ka lidhje me Rugovën e as Agim Veliu me Ferid Aganin”

Elvis Hoxha, anëtari i Vetëvendosjes në Tiranë, ka thënë se “lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet prej emancipimit të votuesit të LDK-së”.

”Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit”.

Ai tutje ka thënë se këta emra po shkojnë drejt asgjësimit.

“Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh.

E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president’.

Filozofi i Vetëvendosje ka thënë se ai është për zgjedhje të reja.

“Për mua që jam për zgjedhje të reja, pra për emancipimin e votuesit, zbehja e mëtejshme e LDK-së është shumë e vlefshme në vazhdim.

Por, nëse mendoj që edhe qeverisja VV-LDK do të kishte epërsinë e një përparimi në kuptimin ekzekutiv, do të ishte mirë qe presioni i kryesisë të vendosej nga ana e koalicionit me fuqinë e rezistencës dhe jo reaksionit”.

“Përsa më takon, vijoj të mendoj se për shoqërinë e Kosovës janë më mirë sërish zgjedhjet. Aty, një pjesë e votuesve të LDK-së do të çlirohet prej shefave që vetëm e kanë ulur vlerën e partisë dhe sigurinë e Kosovës”.