Voziste me shpejtësi në Durrës/ 22-vjeçari nga Kosova i ofron 30 Euro policit por e “pëson”

Një 22-vjeçar me iniciale V.B., nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar t’i japë rryshfet punonjësit të policisë rrugore. Ai u ndalua në aksion rrugor Durrës-Plepa kur radari ka konstatuar se po ecte jashtë normave të shpejtësisë. Në këtë moment i ka ofruar 30 euro punonjësit të policisë i cili e ka arrestuar menjëherë.

Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.