Vrasja e gruas në Prizren – Kosnett ka një kërkesë për institucionet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas vrasjes tragjike që ndodhi në Prizren.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për dhunën në familje.

“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.