Vrasja e rëndë në Klinë| Policia i konfiskon të dyshuarit 8 armë, karikator e municion

A.N nga Klina është arrestuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Pataqan.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se 4 shtëpi janë bastisur dhe të dyshuarit i janë konfiskuar 8 armë, karikator e municion, përcjell Demokracia.com.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ky është njoftimi i policisë:

Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit:

· A.N. lindur me 1967,

Janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.