Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykimi nis më 24 maj

Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, do të dalin së shpejti para gjykatës.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Zhuti tha se seanca fillestare do të nisë më 24 maj në ora 10:00.

Aktakuza e ngritur ndaj tre personave

Para disa ditësh u ngrit aktakuzë ndaj Kreshnik e Kastriot Mehmetajt, për veprën penale si bashkëkryes të vrasjes së rëndë.

Prokurorja e rastit Saxhide Gashi, në konferencën e mbajtur për media deklaroi se aktakuza ishte ngritur edhe ndaj Halil Mehmetajt për veprën “shtytje në vrasje të rëndë”.

Ajo theksoi se Malsor Mehmetaj, është liruar nga aktakuza për shkak se nuk kishte prova.

Prokurorja Gashi shtoi se vrasja ishte e planifikuar mirë dhe se targat kishte qenë shoferi i autobusit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 26 nëntor të vitit 2021.

Atë natë autobusi i cili po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan u sulmua me kallashnikov.

Si pasojë vdiqën shoferi i autobusit, Gani Gjokaj si dhe dy nxënës Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.