Vrasja në Vushtrri, vdes në QKUK njëri nga të plagosurit

Të dielën në Vushtrri ka ndodhur një incident, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Ndërsa, policia ka njoftuar se njëri nga të plagosurit që ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë.

“Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.