Vrasje në tentativë, arrestohen dy persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë më 25 tetor, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka sekuestruat dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast.

Sipas njoftimi nga Policia e Kosovës, personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati janë O.K., mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.K., mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër”, thuhet në kumtesën e PK-së.