Vrasje në tentativë në Prishtinë: Gjendet i plagosur në park

Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një burrë është gjendur i plagosur me armë zjarri.

Një burrë e ka gjetur një person në hyrje të një parku në Prishtinë në rrugën Asllan Pireva, i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

E rasti po hetohet nga organet gjegjëse.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se te hyrja e Parkut kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njesitet relevante”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.