Vritet një burrë në Prishtinë, dyshohet se u ther me thikë

Edhe një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku i vdekur ka mbetur një burrë i moshës rreth 60 vjeçare. Ai dyshohet se humbi jetën pasi që është therrë me thikë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.

Syla ka thënë se viktima ka arritur në emergjencë 40 minuta më parë, por se nuk ka mundur t’i përballojë plagëve dhe se ka ndërruar jetë.

“ Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60 vjeçare. Ai është plagosur nga një armë e ftohtë. Përkunder që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka tënë ai.