Thaçi vazhdon vizitat, sonte në Reçak

Presidenti Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që po i bën ditëve të fundit, sonte ka qëndruar në Reçak.

Ai ka thënë se Masakra e Reçakut që ka ndodhur 21 vjet më parë ishte krimi më i rëndë kundër njerëzimit pas asaj të Srebrenicës.

Në fotografitë që i pari i vendit ka postuar shihet se rreth tij janë mbledhur shumë njerëz, por ajo që bie në sy është distanca sociale pothuajse mes të gjithë të pranishmve.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar. Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!